Перейти в канал

Thirrja e Vërtetë

351
Mendimi i shejkh ibn Bazit për lënësin e #Namazit! Kush e braktis për shkak të përtacisë dhe dembelisë, duke e ditur se është obligim. Ai del prej fesë islame dhe bëhet murtedd (felëshues), sikurse ai që e mohon obligueshmërin e tij. Pra nuk i pastrohet xhenazja dhe nuk i falet namazi i xhenazes pasi vdes, dhe as nuk varroset në varrezat e muslimanëve, dhe as nuk e trashëgojnë muslimanët prej të afërve e tij, nga fjala e profetit ﷺ në hadith të vërtetë ku thotë: "Ndërmjet njeriut dhe kufrit e shirkut është lënia e #namazit" Hadithin e transmeton muslimi. Dhe kjo është e qartë nga profeti ﷺ se e ka bërë tekfir (nxjerrje prej fesë). Tha profeti ﷺ: "Besëlidhja mes nesh dhe atyre është #namazi kush e braktis ka bërë kufër (mosmesim)" hadithin e ka nxjerr Ahmedi dhe katër dijetarët e sunnetit. Për shkak se #namazi është qështje e madhe në islam, më e madhe sesa zekati, agjërimi dhe haxhi, #namazi e pason shehadetin dhe është shtylla e islamit siç tha profeti ﷺ: "Kreu i çështjes është Islami, shtylla e saj është #Namazi..." Hadith hasen e transmeton Tirmidhiu. (A.S) @thirrjaevertete